Energjizimin e të gjithë aktorëve turistikë të zonave rurale në mbarë vendin.



Ke një ide për të zhvilluar një produkt të ri turistik që lidhet me natyrën, trashëgiminë kulturore, kulinarinë apo aventurën në zonat rurale?
Ke identifikuar një produkt që ka potencial për t’u zhvilluar më tej në zonën tënde?
Apliko tani në TIP!
Je profesionist në turizimin e aventurës apo në fushën e mikpritjes në zonat rurale dhe dëshiron të zgjerosh aktivitetin duke pritur më shumë turistë dhe për një kohë më të gjatë?
Apliko tani në TIP!
Dëshiron që të kesh mbështetje financiare deri në 10.000 euro dhe mentorim për idenë tënde?
Apliko tani në TIP!
Jemi të lumtur t’iu ftojmë të aplikoni për të qënë një tip në turizëm!
tip është një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural në Shqipëri. Përmes një proçesi konkurrues, tip do të vlerësojë idetë me të mira të modeleve të paraqitura. Aplikantët e përzgjedhur do të marrin mbështetje, përfshirë mentorim përgjatë hackathons në 6 rajone, mundësi financimi deri në “10.000 euro” dhe mundësi për të krijuar lidhje te reja me biznese të ngjashme në Shqipëri, veçanërisht në qarqet e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Gjirokastrës, Korçës, dhe Dibrës.
Energjizimin e të gjithë aktorëve turistikë të zonave rurale në mbarë vendin.
Zhvillimin e eksperiencave të reja turistike të qëndrueshme në Shqipëri.
Nxitjen e një ofertë të turizmit të qëndrueshëm rural në Shqipëri, përgjatë gjithë vitit.
Ky informacion përshkruan sektorët dhe temat kryesore ku idetë tuaja inovative mund të lëvrojnë për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit rural.
Ide që bazohen mbi turizmin e aventures dhe natyrës, si ecje malore, ciklizëm, sportet e ujit, kacavjerrjes, hipizëm etj.
Ide që bazohen mbi produkte turistike të cilat fuqizojnë komunitetet lokale dhe rigjallërojne traditat si folklori, kullat, legjendat, mitet, artin, zanatet apo historinë.
Ide që bazohen në përvojat turistike lokale, si përvojat kulinare, gastronomike, edukative apo të aventures të ofruara nga profesionistet e fushës së mikpritjes, si bujtinat, agriturizmet apo fermat turistike.
Aplikimet për t’u bërë pjesë e tip do të qëndrojnë të hapura nga data 7 Gusht deri në datën 17 Shtator.
Prej 7 Gusht deri në 17 Shtator, të gjithë aplikantët e interesuar mund të nisin pyetjet e tyre lidhur me aplikimin, kriteret apo pyetje të tjera në adresën info@tip.com.al ku stafi ynë do të jetë i gatshëm t’iu përgjigjet.
Çfarë përfitoni duke u bërë një tip në fushën e turizmit rural të qëndrueshëm?
Ju mund të jeni një nga gjashtë idetë fituese të produkteve turistike në 6 rajonet duke marrë kështu financim deri në 10.000 euro.
Ju do të keni mundësi të prezantoni produktin tuaj turistik me mbështetjen e mentorëve dhe ekspertëve të fushës në Hackathonat të cilat do të zhvillohen në 6 qarqet: Tirana, Shkodra, Vlora, Gjirokastra, Korça and Dibra.
Ju do të jeni pjesë e një rrjeti sipërmarrësish, inovatorësh, operatorësh dhe ekspertësh turistikë të cilët janë të angazhuar në zhvillimin e qëndrueshëm rural për të sjellë produkte unike dhe plot risi në Shqipëri.